#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Anaid Kaloti zbulon vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij

Ish banori i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti ishte sot i ftuar në #thuajemepepsi ku na tregoi për angazhimet e tij profesionale si edhe disa detaje nga jeta private.

Ai rrëfeu se momentalisht është në fillimet e një lidhjeje me një vajzë e cila edhe pse është e njohur për publikun nuk është shfaqur kurrë pranë tij në mënyrë që të ruajë privatësinë e saj.

Teksa po tregonte se është një njeri i ndjeshëm dhe shumë romtantik, Anaidi shokoi dëgjuesit e këtij emisioni kur zbuloi se ka vendosur të mos martohet kurrë.

Ende nuk dihet nëse vajza që ka në krah është në dijeni të këtij vendimi por Anaidi shtoi se e sheh jetën e tij si një aventurë që ka dëshirë ta përjetojë krejtësisht i vetëm duke mos lejuar që askush t’ja marrë esencën e saj.