#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Arbër Çepani: “Fiksimi im me Dua Lipën”

Ish banori i edicionit të parë të “Big Brother”, moderatori dhe folësi i famshëm në radio, Arbër Çepani u bë sot pjesë e #thuajemepepsi.

Nëse bëni një vizitë në profilin e tij të Instagram-it do të shihni se ai ka një dobësi të veçantë për Dua Lipën. Arbri zbuloi aventurën e tij të fundit se si me një makinë të vogël ‘smart’ shkoi në Kosovë për t’i çuar Dua-s, byrekun e tij.

Edhe pse fillimisht menduan se ai po bënte shaka, Çepani tha se kjo histori është mëse e vërtetë dhe ai e ka ndjekur këngëtaren me origjinë shqiptare gjatë gjithë mbrëmjes në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

Duke njohur fillimisht babain e Dua-s të cilin e ka intervistuar më parë, Arbri u sigurua që byreku i tij tradicional shqiptar të shkonte në duart e ‘fiksimit’ të tij.

Fatkeqësisht për Arbrin, byrekun e tij e kishte ngrënë i dashuri i këngëtares 23-vjeçare, Isaac Carew i cili është i dashuruar pas gatimit sidomos për ato tradicionale shqiptare.

I zhgënjyer nga kjo ngjarje, ish banori i “BBA” bëri një sërë postimesh në rrjetin social Instagram duke treguar se është mërzitur vërtetë pasi Dua nuk e shijoi byrekun e tij.

Edhe pse kjo aventurë qesharake, e cila na ka bërë për të qeshur, nuk rezultoi ashtu siç Arbri dëshironte, për të Dua Lipa do të mbetet një ndër artistet më të mira ndonjëherë.