#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Bieta Sulo zbulon programin që të rinjtë e “Top Talent” synojnë në Top Channel

Bieta Sulo ishte e ftuar në episodin e 20-të të #thuajemepepsi e cila me anë të një lidhje telefonike zbuloi detaje nga programi më i ri në Top Channel, “Top Talent”.

Ky program që do të nisë rrugëtimin këtë të mërkurë në orën 22:00, ka bërë kuriozë të gjithë publikun dhe ata të cilët synojnë të prekin ëndrrën për t’u bërë pjesë e Top Medias.

Bieta rrëfeu se ky format edhe pse nuk do të jetë i gjatë, mbart shumë surpriza në zbulimin e talenteve të rinj. Do të ketë të papritura, energji pozitive dhe mbi të gjitha sfida që shumë vajza e djem të talentuar do të duhet të tejkalojnë për të bërë ëndrrën e tyre realitet.

Moderatorja e cila është pjesë e jurisë së këtij ‘talent-show’ zbuloi se programi që konkurrentët synojnë të jenë pjesë, është “Pop Culture”. Ky format rinor është një ndër më të preferuarit pasi kriteret e tij duket se përshtaten mirë me ambicien e frymën e re që ata ofrojnë.