#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Briken Fejzullai zbulon cilët janë vip-at shqiptarë që frekuentojnë rregullisht jetën e natës

Është fundjavë, verë dhe jeta e natës shijohet në maksimum madje edhe kur bie shi. Për të folur rreth kësaj teme këtë të premte në #thuajemepepsi ishte Briken Fejzullai i cili bashkëprezantoi programin krah Dojna Mema-s.

Kryebashkiaku i natës zbuloi sesa shumë të rinjtë e shijojnë të dalurën pas mesnate në bare apo koncerte, si ka ndryshuar muzika që luhet nëpër klube ndër vite dhe si i kanë marrëdhëniet me alkoolin të rinjtë por jo vetëm.

Ai gjithashtu rrëfeu se ka edhe shumë personazhe të njohur të cilët e dashurojnë jetën e natës dhe janë frekuentues të rregullt të saj. Ndër ta është edhe moderatori i famshëm Drini Zeqo i cili e shijon jetën e natës në çdo aspekt të saj. Ai pëlqen si vendet e qeta mbrëmjeve ku shoqërohet me miqtë e tij ashtu edhe klubet ku muzika dhe alkooli e mbajnë zgjuar deri në orët e para të mëngjesit.

Një tjetër vip është edhe prezantuesja e lajmeve në Top Channel, Beti Njuma e cila sipas Brikenit, di shumë mirë si të argëtohet, ka sensin e masës sa i përket alkoolit dhe pëlqen vendet alternative, zakonisht të qeta që nuk njihen shumë nga publiku i gjerë.

Ai shtoi se ka edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm në Shqipëri që janë të dhënë pas jetës së natës më së shumti në fundjavë. Ashtu si Beti edhe ata frekuentojnë bare apo klube ku ka më tepër vip-a dhe nuk bezdisen nga ambjenti mbytës me shumë zhurmë dhe nga njerëzit e tjerë.