Me një karrierë mbi 20-vjeçare dhe një eksperiencë të jashtëzakonshme në tregun muzikor, Dj Dalool bëri një deklaratë të papritur në #thuajemepepsi.
Gjatë intervistës së tij ai dha një mesazh për të gjithë të rinjtë që aspirojnë të kenë një karrierë muzikore. “Kujdesuni më së shumti për imazhin tuaj, imazhi e bën muzikën, sot muzika fatkeqësisht ka vdekur” ,-u shpreh ai.
Artisti shtoi se arsyeja përse ka bërë mungesa në tregun shqiptar, në klubet e natës apo me klipe në YouTube, Dalool u shpreh se momentalisht i është fokusuar tregut gjerman si edhe platformës “Spotify” e cila mesa duket po korr më shumë sukses se YouTube.