#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Gjergj Kaçinari në një ‘boyband’?!

I ftuar në #thuajemepepsi këtë të hënë ishte këngëtari Gjergj Kaçinari i cili ka folur mbi stilet më të preferuara muzikore të kohës duke mos përjashtuar rrymën ‘metal’ e cila lidhej edhe me temën e ditës.

GJergji i cili momentalisht po korr sukses si këngëtar solo është shprehur për dëgjuesit e emisionit se së shpejti mund të jetë pjesë e një ‘boyband’. Ai ka treguar se të jesh pjesë e një grupi, bashkëpunimi është shumë i vështirë dhe shpeshherë grupet ndahen në mënyrë që gjithësecili të ketë një karrierë solo. Për më të tepër ai ka shtuar se 4 mendje Shqiptarësh në një grup muzikor nuk bëhen kurrë bashkë e si rrjedhojë do të dështonin.

Këngëtari i “Sweet Cruelty” ka shprehur dëshirën për të krijuar një ‘boyband’ jo në stilin e grupeve të famshëm si “One Direction” apo “BackStreet Boys” por të jetë pjesë e një grupi ku të mund të krijohen këngë të reja ose të përshtaten kover-a muzikore. Sipas Gjergjit, kjo do të ishte një ide interesante të cilën mund ta realizojë në të ardhmen.