#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, heroi i tërmetit, Florian Agalliu tërheq vëmendjen e mediave të huaja

Tërmeti i 4 korrikut ishte aq i frikshëm saqë në #thuajemepepsi mori vëmendjen e të gjithë episodit të sotëm ku dhjetra ndjekës të Top Albania Radios i’u bashkuan programit për të ndarë eksperiencat e tyre të atij momenti.

Ndër personazhet që është komentuar pa fund duke u bërë aq i famshëm sa edhe vetë ky fenomen, është moderatori i “Në Shtëpinë Tonë” Florian Agalliu.

Flori tashmë nuk është vetëm aktor e moderator por është shndërruar në heroin zyrtar i tërmeteve në Shqipëri. Video e tij që tashmë është bërë virale, ku ai shfaqet duke ndihmuar zonjën për të dalë nga kuzhina, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, kryesisht atë italiane.

Të gjithë kanë shkruar për aktin heroik të tij që ndodhi instiktivisht gjatë momentit ku orenditë e studios po thyheshin nga tërmeti me magnitudë 5.2.

Flori ka rrëfyer për të gjithë ne se momenti i tërmetit ishte shumë i frikshëm por tashmë që ka kaluar e kujton me humor. Ai me shumë humor gjithashtu shtoi se edhe pse ka vite që është në ekran duke luajtur dhjetra role, kurrë nuk është ndjerë aq i famshëm sa në ato pak sekonda të asaj video-je që jo vetëm u komentua pozitivisht për aktin heroik por që i shtoi edhe shumë fansa në rrjetet sociale.