#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Kur Riccardo Cocciante shijon orët e fundit të vitit në bllok me Elhaida Danin!

E ftuar ne puntatën e radhës të #thuajemepepsi ishte Elhaida Dani e cila e bashkëprezantoi përreth një orë me shumë energji pozitive dhe modesti ku gjithashtu u bë pjesë e lojrave tona dhe temës së ditës.

Së bashku me Elhaidën dëgjuesit dhe pjestarët e tjerë të stafit rikujtuan momentin kur ajo triumfoi në “Top Fest 12” me këngën “S’je Më” që e kënduam njëzëri në studio së bashku me ata që na ndoqën ‘live’ në instagram.

Këngëtarja e famshme tregoi për angazhimet e saj në shfaqjen muzikore të “Notre Dame de Paris” ku do të luajë rolin e Esmeraldës. Për 24-vjeçaren të qënit pjesë e një projekti kaq të madh është një ëndërr e bërë realitet duke u kompletuar kështu si artiste. Një nga mbështetësit e saj më të rëndësishëm në këtë angazhim është edhe Riccardo Cocciante i cili festoi natën e ndërrimit të viteve në Tiranë.

Këngëtari i madh ka shijuar atmosferën e kryeqytetit më 31 dhjetor duke i kërkuar Elhaidës të pinë e të dëfreheren. Ajo ka treguar me shumë humor se vendi i parë që i erdhi ndër mend për ta çuar këngëtarin, ishte zona e bllokut në Tiranë. Elhaida është shprehur se Riccardos i ka pëlqyer shumë atmosfera e festave madje edhe lokalet e kësaj zone ku ata janë ndalur për të kthyer disa gota.

Edhe pse vendi që ajo kishte zgjedhur ishte i qetë, dhjetra njerëz janë afruar për të shkrepur foto duke e bërë atmosferën akoma më të gëzueshme. Me siguri kjo ka qënë një ndër mbrëmjet më të bukura të ndërrimit të viteve si për Elhaidën ashtu edhe për Riccardo Cocciante.