#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Mariza Ikonomi: “Dikur lija orën e parë të mësimit për një djalë”

Duket se Mariza Ikonomi ka lindur për të qenë një folëse në radio pasi solli shumë humor, energji dhe batuta në #thuajemepepsi.

Këngëtarja e cila është e angazhuar me emisionin e saj të përjavshëm ka treguar se në të ardhmen ka dëshirë t’i rikthehet muzikës me realizimin e një koncerti recital. Duke qenë se i mungon skena, ajo dëshiron të përfshijë në këtë koncert edhe disa këngë të reja të cilat ka në plan t’i përfundojë së shpejti.

Në episodin e 22 të këtij programi ashtu si edhe në episodet e tjera nuk mund të mos preknim temën e dashurisë, lidhjeve por edhe të simpative të vjetra. Me buzën në gaz Mariza ka treguar se kur ka qenë në gjimnaz në Liceun Artistik, ndonjëherë linte orët e para të mësimit vetëm për të parë një djalë për të cilin kishte simpati.

Për shkak se ajo dhe djali misterioz nuk ishin në të njëjtën shkollë, këngëtarja jonë vonohej gjatë orës së parë vetëm për të shkëmbyer disa shikime plot pasion. Ndodhte që edhe personi tjetër të linte orën e parë apo të vonohej për në shkollë për të parë Marizën, kjo tregon se ndjenja e simpatisë ishte reciproke, të paktën kështu është shprehur ajo ndërkohë që e kishte shumë të vështirë të mbante të qeshurën.

“Kjo ka qenë një nga ato dashuriçkat që ti kënaqeshe vetëm me një shikim dhe kjo ka ndodhur kur të dy ishim vonë për në shkollë dhe u përplasëm pa dashje me njëri-tjetrin në rrugë”-ka treguar ajo duke qeshur.