#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: Nga këngëtare në ‘vlogger’, Lorela Karoshi zbulon eksperiencën e saj të re

E ftuar në episodin e 5-të të #thuajemepepsi ishte këngëtarja e ëmbël e cila u bë e njohur falë konkurrimit në The Voice of Albania, Lorela Karoshi.

Me siguri atë e mbani mend nga Audicionet e Fshehura e edicionit të tretë të këtij talent-show ku rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me një interpretim shumë stil të këngës “Toxic” nga Britney Spears.

Edhe pse është akoma shumë e dashuruar me muzikën, Lorela u shpreh për mikrofonin e #thuajemepepsi se ishte në një fazë të jetës së saj ku dëshironte të eksperimentonte me diçka të re.

Tashmë ajo e adhuron punën e saj si ‘vlogger’ ku herë pas here publikon video në YouTube me përmbajtje të ndryshme për fansat e saj por edhe për publikun e gjerë.

Sipas Loreslës, kjo punë e ka bërë të ndihet energjike duke e mbushur ditën e saj me aktivitete të ndryshme e duke i dhënë një arsye më shumë për të punuar fort për të realizuar ëndrrat e saj.