#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, një shefe femër më mirë se një shef mashkull?!

Tema e ditës në #thuajemepepsi kishte të bënte me faktin nëse është më mirë të kesh një shefe apo në shef në pozicion drejtues dhe nëse meshkujt ndihen disi të kërcënuar nga rritja e femrave në karrierë.

Ledion Liço dhe e ftuara Oriela Nebijaj kanë disktutuar gjatë rreth kësaj çështjeje e gjithashtu kanë kërkuar opinion e dëgjuesve, komentet e të cilëve kanë qenë të shumta.

Shumica e mendimeve të publikut kanë qenë pozitive, ku dhjetra dëgjues të emisionit na kanë shkruar duke treguar se shumiva e meshkujve shqiptarë nuk i druhen femrave me pozitë, dhe se një shefe femër ka më tepër finesë se një shef mashkull.

Të njejtin mendim ndan edhe Ori Nebijaj e cila ka shtuar se në eksperiencën e saj profesionale të kesh një shefe femër e bën më të lehtë punën dhe mosmarrveshjet janë të pakta. Ajo e ka mbyllur komentin e saj duke thënë se gjithmonë do të donte që shefja e saj të ishte femër dhe krenohet me çdo femër që ka një pozitë të lartë, shoqërore dhe profesionale.