#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi rikthehet nga kjo e premte me sezonin e tretë

Rikthehet sërish #thuajemepepsi një nga programet radiofonike më të preferuar për dëgjuesit dhe të rinjtë shqiptarë. Dy sezonet e para erdhën me të ftuar special, më të njohurit e vip-ave shqiptar, të cilët bashkëprezantuan programin me Dojna Memën, duke folur për jetën e tyre personale dhe atë profesionale.

Shumë shpejt #thuajemepepsi u bë një burim i lajmeve rozë për shumë portale ndërkohë që dëgjuesit janë argëtuar duke marrë pjesë edhe në lojrat dhe intervistat e saj.

Secili sezon erdhi me rreth 28 të ftuar vip-a, 30 tema të ndryshme, mbi 450 postime në rrjetet sociale, dhjetra të intervistuar nga mikrofoni i Top Albanias për t’u kthyer përsëri me sezonin e tretë me më energji se kurrë.

Edhe këtë sezon, programi do të drejtohet nga moderatorja simpatike Dojna Mema, së cilës çdo të hënë, të martë dhe të premte do i bashkohen në prezantim personazhe të ndryshëm të showbiz-it shqiptar.

Ndryshe nga i dyti, ky sezon i #thuajemepepsi do të vijë ditën e hënë, të martë dhe të premte, live në orën 19:00 me 20:00.

Duke filluar nga kjo e premte, sigurohuni të mos humbisni rrugëtimin e sezonit të tretë të #thuajemepepsi në Top Albania Radio.