#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, rikthehet “Pepsi Taste Challenge”

Pepsi organizon sërish në Shqipëri aktivitetin “Pepsi Taste Challenge”.

Kjo eksperiencë u prezantua për herë të parë nga “Pepsi CO” më shumë se 40 vite më parë. Nëpërmjet një ‘blind test’ konsumatorët ftohen të zgjedhin shijen e tyre të preferuar ku njëra është Pepsi dhe tjetra konkurrenti i saj.

Pjesëmarrësit, bazuar në shijen e tyre, do të përcaktojnë se cila nga pijet freskuese, me logo të fshehur në momentin e testimit, do të jetë preferenca e tyre e parë. Të gjitha të dhënat e pjesëmarrësve do të regjistrohen online dhe vetë konsumatori do të ketë mundësinë të zgjedhë preferencën e tij në programin live nga tableti përkatës.

Ky aktivitet do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë muajit korrik dhe zhvillohet në qytete të ndryshme si edhe plazhet më të preferuara për të rinjtë shqiptarë.

Vera është periudha ideale për të pushuar, për më shumë argëtim dhe për eksperienca unike që vetëm Pepsi jua ofron!