#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, si çmendet Vlashent Sata?!

Të gjithë e njohin si djalin e mirë e të qetë i cili e nisi rrugëtimin e tij në botën e muzikës që në moshë të hershme dhe që çdo ditë punon me shumë pasion për të.

Bëhet fjalë për Vlashent Sata-n i cili është rikthyer nga Franca për të dhënë disa koncerte në Shqipëri dhe që sot u bë pjesë e #thuajemepepsi ku duhet të theksojmë se na argëtoi pa masë.

Gjatë episodit të sotëm, këngëtari, tekstshkruesi dhe kompozitori zbuloi anën e tij çapkëne duke na treguar se jetën e tij e shijon në maksimum dhe se çdo ditë bën gjëra të çmendura.

I pyetur se si çmendet Vlashent Sata, ai tregoi se çdo ditë është një mundësi e re për të bërë diçka jashtë normales. “Unë jam disi i çmendur në fakt pasi nuk kam anjë lloj kompleksi për jetën. Nuk mendoj fare se çfarë thonë njerëzit dhe në përgjithësi jam natyrë rebele” ,-u shpreh ai.

Shpirti i tij është shumë i vështirë për t’u kontrolluar dhe nga vetë ai e kjo rrjedhimisht e bën të ‘çmendur’, për këtë arsye ai mundohet ta lërë veten sa më të lirë. Për Vlashentin jeta duhet të jetohet deri në fund e ku ka më bukur sesa të bësh gjëra të çmendura çdo ditë të saj.