#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Vilma Masha: “Xhelozia mes prezantueseve, diçka fëminore”

Prezantuesja e “Digitalb & Supersport” Vilma Masha ishte sot për herë të parë në studion e #thuajemepepsi.

Teksa po përgatitet për sezonin e ri sportiv moderatorja ka rrëfyer detaje nga mënyra se si ajo preferon të shfaqet në ekran tek publiku si edhe për faktin se në “Digitalb” ka gjetur veten e saj.

E pyetur nëse ndjen se ka xhelozi mes prezantueseve apo femrave në tërësi, Vila rrëfeu se për të nuk ka pasur kurrë. Ajo shtoi se në “Digitalb” ka punën dhe emisionin e saj, po ashtu edhe vajzat e tjera e për këtë arsye asnjëra nuk është xheloze për askënd.

Për Vilmën nëse mes kolegeve të saj apo edhe vajzave të tjera ka xhelozi, për të kjo është krejtësisht diçka fëminore pasi ajo vetë kurrë nuk e ka ndjerë këtë gjë.