#thuajmepepsi Lifestyle

#thujemepepsi, sipas të rinjve shqiptarë ja cilat janë filmat më të bukur vizatimorë të viteve 90′!!!

Këtë të hënë në #thuajemepepsi edhe pse nuk kishte të ftuar e gjithë koha ishte në dispozicion të dëgjuesve të cilët tepër aktivë kanë diskutuar mbi temën e ditës.

Ata që na ndoqën live, në rrjetet sociale dhe ata të cilët kemi intervistuar u kthyen pas në kohë për të rikujtuar filmat më të ndjekur vizatimorë që na kanë shoqëruar përgjatë viteve 90′.

Ka mbizotëruar ‘Sailor Moon’ si seriali vizatimor më i shikuar i cili ka thyer rekord në audiencë, i pasuar nga “Powerpuff Girls’ ku tre vajza shumë simpatike janë gjithmonë gati të shpëtojnë botën.

Shumë nga të rinjtë shqiptarë janë shprehur se në fëmijërinë e tyre kanë preferuar filmat vizatimorë me aksion dhe aventura si tek “Lupen” apo “Sandokan” ndërsa të tjerë kanë kujtuar me mallëngjim ata filma ku ka personazhe të mbinatyrshme si “Dragon Ball” apo “Pokemon”.