Showbiz

Humbje e madhe për Tinka Kurtin, ndahet nga jeta djali i saj i vetëm

Mësohet se ditën e sotme është ndarë nga jeta djali i vetëm i aktores së madhe Tinka Kurti.

Zef Kurti u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare për shkak të një infarkti. Djali i vetëm i Tinkës ishte gjithashtu me profesion aktor ndërkohë që jetonte me familjen e tij në Kanada.

Fillimisht lajmin e bëri të ditur mikja e ngushtë e saj, shkrimtarja Flutura Açka e cila nëpërmjet një postimi në Facebook bëri të ditur këtë ngjarje të trishtë.

Miqtë e aktores së famshme kanë treguar për median shqiptare se Tinka prej javësh ka qenë e shtruar në një spital pas një gjendjeje jo të mirë shëndetësore.