Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sport

Tirana dhe Skënderbeu ndahen në paqe, barazim pa gola në Korçë!

Tirana ngec sërish, këtë herë ndaj Skënderbeut në Korçë, ku nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola, megjithatë mbetet në vendin e parë të renditjes me 21 pikë, pavarësisht rezultatit që do të marrë Kukësi nesër.

Bardheblutë bënë shumë pak për të marrë fitoren në Korçë, ndaj një Skënderbeu, që përveçse mbrohej me forca të shumta, disa herë doli kërcënueshëm në kundërsulm dhe vuri në vështirësi Bekajn.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi rezultatin e bardhë 0-0, falë të cilit Skënderbeu merr një pikë mjaft të rëndësishme, ndërsa Tirana lë dy të tilla dhe u jep mundësi rivalëve t’i afrohen edhe më shumë.