Aktualitet

Tjetër abuzim me të mitur brenda familjes/ Në Tiranë, babai ngacmon seksualisht vajzën.

Një tjetër rast i abuzimit me fëmijët është regjistruar në Tiranë, ku protagonist është bërë një shtetas me inicialet J.D., i cili raportohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

43-vjeçare, nën këtë akuzë, është arrestuar nga organet përkatëse në Komisariatit numër 5 në Tiranë.

Ky është i disati rast brenda javës, ku arrestohen persona, të cilët abuzojnë me të miturit.

Ndërkaq, policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar edhe 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Një prej të arrestuarve, shtetasi me inicialet V. S., 44 vjeç, ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. E., 30 vjeç pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasit E. R., 29 vjeç dhe M. N., 69 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Pas hekurave përfundoi edhe shtetasi me inicialet J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– M. K., 31 vjeç dhe I. Sh., 18 vjeç pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi;
– A. N., 41 vjeç dhe E. Ll., 66 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”, thuhet ne njoftimin e policise.