Celebrities Showbiz

Tom Parker i njofton të gjithë se tashmë tumori i tij në tru…

Më në fund lajme të mira nga këngëtari i njohur Tom Parker. Ai ka treguar nëpërmjet disa postimeve të tij në rrjetin social Instagram se shëndeti i tij është përmirësuar shumë gjatë vitit që kur ai u diagnostikua me glioblastoma të fazës katër.

Në postimin e tij të parë, ai shfaqej së bashku me dy fëmijët e tij, vajzën Aurelia 2 vjeç dhe Bodhi 1 vjeç dhe me bashkëshorten e tij. Këngëtari kishte shkruar se:

Unë jam ulur këtu me lot në sy ndërkohë që dua t’ju them se ne e kemi nën kontroll tumorin tim të trurit. Ne patëm rezultatet nga skanimi im i fundit dhe jam i kënaqur të them se është nën kontroll gjithçka. Një mix i tillë emocionesh. Nuk mund të kërkonim më shumë se kaq në këtë pikë pas më shumë se një vit apo më në këtë udhëtim. Sinqerisht jam shumë i lumtur. Mund të flemë pak më të qetë sonte. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë 12 muajve të fundit. Me dashuri nga unë, Kelsey, Aurelia dhe Bo.

 

 

Pozitiviteti i yllit të popit sigurisht që u shpërblye, pasi ai ishte zotuar se do ta luftonte këtë deri në fund që kur ndau për herë të parë diagnozën e tij me të gjithë fansat dhe ndjekësit në muajin tetor të vitit 2020. Brenda tre muajve pas zbulimit të diagnozës së tij, Parker pati një “zvogëlim të ndjeshëm” të madhësinë së tumorit të tij të trurit, për të cilin i ishte thënë se ishte i paoperueshëm.

Ky nuk ishte i vetmi postim i tij pasi këngëtari postoi edhe një foto tjetër nga ku tregonte të gjithë ndryshimin që ai kishte pësuar gjatë asaj periudhe aspak të mirë.

Shumë gjëra kanë ndryshuar brenda një viti.