Aktualitet

Top Albania Radio ndërron shtëpi – Njoftim!

Top Albania Radio ndryshon seli dhe zhvendoset pas më shumë se 20 vjetësh nga Piramida në ambientet e Arena Center, në stadiumin e ri “Air Albania”. Për shkak të zhvendosjes, ju informojmë se mund të ketë shkëputje të përkohshme të transmetimeve.

Ky ndryshim vjen në kuadër të modernizimit të Top Albania Radio-s në formë dhe në përmbajtje për të qënë si gjithnjë zgjedhja e parë e më e mira për publikun. Top Albania po ndryshon vendndodhje por jo frekuencë.