Celebrities Gossip Showbiz

Trashëgimtarja miliardere Paris Hilton do të jetë këtë vit për herë të parë e pranishme në ‘Met Gala’!

Ylli televiziv Paris Hilton do të jetë pjesë e eventit të njohur Met Gala këtë vit. Trashëgimtarja, DJ dhe autorja do të marrë pjesë në natën më të madhe të modës për herë të parë këtë vit. Burimet thanë se Hilton mori ftesën nga “Vogue”, detajet e së cilës po mbahen ende të fshehta.

Rikujtojmë se Paris ka qenë mikeshë me stilistin e ndjerë Karl Lagerfeld, jeta dhe puna e të cilit janë fokusi i ekspozitës shoqëruese të Met këtë vit. Elita e Hollywood-it po përgatitet të shfaqet me veshjet e tyre më në modë ndërsa nderon ikonën Karl Lagerfeld në Met Gala 2023.

Hilton madje ka pozuar me Lagerfeld në një festë në Dom Perignon në vitin 2006 së bashku me miken Kim Kardashian, e cila gjithashtu do të jetë e pranishme. Së fundmi, trashëgimtarja miliardere ka zbuluar se ishte dokumentari i këngëtares Demi Lovato që e frymëzoi atë të shkruante librin e saj të fundit.

42-vjeçarja e cila mirëpriti djalin Phoenix në janar publikoi “Paris: The Memoir” në fillim të muajit mars, ku u tregua e sinqertë për jetën dhe të kaluarën e saj. Paris theksoi se dokumentari “Demi Lovato: Simply Complicated” i publikuar në 2017 e inkurajoi atë të ndante historinë e saj.

Në një intervistë të fundit Paris shprehu se besonte se ishte aseksuale në fillim të të 20-tave, edhe pse kjo është diçka që nuk e ndau kurrë me askënd. 41-vjeçarja theksoi se, pavarësisht se konsiderohej seks simbol, çdo gjë seksuale e tmerronte atë. Kjo ishte një deklaratë befasuese që ajo vetë kërkoi ta shpjegojë.