Celebrities Gossip Showbiz

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, Ilda Bejleri jep mendimin e saj se kush duhet të kërkojë falje!

Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë të gjithë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por edhe pas daljes nga ajo. Ajo gjithashtu gjeti dashurinë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, teksa krijoi një lidhje me një nga finalistët tashmë, pikërisht me Donald Veshaj. Lidhja e tyre ka patur ulje-ngritjet e veta, xhelozitë, keqkuptimet dhe sigurisht emocionet e forta.

Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Së fundmi edhe moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka dhënë opinionin e saj rreth trekëndëshit të famshëm. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Ilda përmendi momentin kur Trixën e hodhën para një gjyqi. Sipas saj ai moment ishte skandaloz, kur të gjithë i kërkonin asaj që të kërkonte falje. Ndër të tjera moderatorja u shpreh:

Nuk dua t’i futem detajeve sepse çdo gjë është personale në një marrëdhënie mes dy njerëzve. Të them të drejtën më erdhi keq për Trixën, në atë momentin skandaloz kur i bënin gjyqin dhe i kërkonin të kërkonte falje. Po të shohësh edhe në Itali dhe vende të tjera ka çifte që tradhtojnë njëri-tjetrin dhe prapë kur vjen puna nuk kërkojnë falje. Kjo gjë i ka ndikuar shumë Trixës dhe ka harruar se kush është e çfarë duhet të bëjë. Në rastin e Trixës e ka vënë poshtë gjykimi i publikut dhe njerëzve dhe kjo nuk është normale. Ajo duhet të reagonte. Nëqoftë se është dikush që duhet të kërkojë falje është ai djali. 

Beatrix vendosi që të largohej për pak ditë nga Shqipëria, për t’u qetësuar dhe mendohet të ketë qenë me kushurirën e saj Anxhelinën, pasi kjo e fundit postoi një foto ku dukej një tatuazh si ai i Beatrix. Donaldi duke diskutuar për mungesën e saj tha se nuk i fliste më me gojë nëse ajo kishte ikur jashtë Shqipërisë.

Megjithatë, duket se tashmë Beatrix i ka hedhur të gjitha pas krahëve. Ajo ka postuar një InstaStory ku shkroi“Me ty” ku u bën thirrje ndjekësve të saj të votojnë Donaldin.