Aktualitet

Tritol banesës së një gruaje në Shkodër!

Një shpërthim me tritol ndodhi orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku një 62-vjeçarje i është vendosur lënda plasëse në derën e banesës. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40 minuta të mëngjesit të sotëm në lagjen “Tom Kola”. Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket se autori vepronte i maskuar dhe lëvizte me motor. Ai ka hedhur lëndën plasëse në portën e shtëpisë së shtetases së identifikuar si Frida Sala dhe më pas është larguar.

Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e tritolit. Pati dëme në portë, si edhe në një makinë të parkuar aty pranë. Rezulton se banesa është e pajisur me dy kamera sigurie, të cilat kanë filmuar edhe momentin kur autori me motor ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar.

Në njoftimin zyrtar, policia thekson se grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, si edhe identifikimin e kapjen e autorit.

Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases Frida Sala, 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e saj, si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit.