Aktualitet

Tronditëse në Fier, 8 vjeçari rrëmbehet nga fqinji dhe gjendet i varrosur ne oborr!

Një ngjarje e rëndë, makabër, është regjistruar në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit mesditën e sotme, e ka vrarë dhe e ka groposur në oborrin e shtëpisë e tij.

Fëmija është denoncuar i zhdukur nga nëna e 8-vjeçarit F.V,  rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, i mbuluar me baltë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grecalli, e teksa autori i kapur është identifikuar Klodian Calamani, një person i cili ka një historik tjetër të pengmarrjes.

Klodian Çalamani në 2012 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku i tij Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të rinjtë, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, gjoksin duke ia prere me biçak.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Asokohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.