Sport

“Tulipanët” pushtojnë rrugët e Budapestit!

Teksa në këto çaste luhet ndeshja e kombëtares së Holandës me Çekinë, ku po përballen në kuadër të 1/8 së Kampionatit Europian të futbollit ‘Euro 2020’.

Të dy skuadrat kërkojnë triumfin, por vetëm njëra do të mund ta rrëmbejë fitoren. Ballafaqimi ndërmjet ‘tulipanëve’ dhe çekëve do të zhvillohet në stadiumin “Puskas Arena”, në Hungari.

Një lumë tifozës të Holandës, kanë ‘pushtuar’ rrugët e kryeqytetit hungarez në prag të ndeshjes. Ata kanë marshuar drejt stadiumit ku do të zhvillohet loja.

Rreth 60 mijë tifozë mendohet të jenë të pranishëm në stadium.