Showbiz

Tuna festë madhështore për 1 vjetorin e vogëlushit të saj

Këngëtarja e famshme Tuna e cila pritet të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor shqiptar, ditën e kaluar së bashku me partnerin e saj Patris Berisha, kanë organizuar një festë për 1 vjetorin e djalit të tyre.

Tiani i vogël bëri 1-vjeç dhe prindërit e tij u siguruan që kjo ditë të ishte sa më veçantë për të. Ata organizuan një ditëlindje me detaje nga filmi i preferuar i vogëlushit që është “Xhorxhi i Xhunglës”.

Në këtë festë ku të gjithë ishin veshur bukur dhe sipas temës së caktuar ishin të ftuar dhjetra personazhe të famshëm të botës së artit.