Showbiz

Tuna gati t’i rikthehet muzikës?!

Këngëtarja e famshme nga Kosova rreth një viti më parë u bë nëna e një djali dhe që kur vogëlushi i saj erdhi në jetë ajo i është përkushtuar krejtësisht rolit të saj të ri.

Pak orë më parë ajo publikuar një foto në historinë e Instagram-it ku zbulon doktorin i cili është kujdesur për shtatzëninë e saj.

Duket se këngëtarja ka çuar Tianin në një vizitë mjeksore dhe kjo foto ka ngritur edhe një herë pyetjen se kur këngëtarja e famshme do t’i rikthehet këndimit.

E kontaktuar nga “Prive.al” ajo ka thënë se ka nënshkruar një kontratë të re nga një studio produksioni dhe është duke punuar për sjelljen e prurjeve të reja muzikore.