Sociale Travel

Turizmi, vendin e parë e zënë shqiptarët e Kosovës, 3.4 mln turistë vizituan vendin

Shqipëria po bëhet gati të presë një numër rekord turistësh, edhe gjatë këtij viti është rikonfirmuar trendi i turistëve që vijnë që nga janari e deri në qershor. Janë 3.4 milionë turistë të huaj që kanë ardhur në vend gjatë këtij viti, pra 33% më shumë se një vit më parë.

Edhe gjatë këtij viti në krye të shtetasve që kanë vizituar Shqipërinë janë shqiptarët e Kosovës, me 1.3 mln. Më pas ndjekur nga vendet e thjerra fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Gjatë këtij viti, nuk mungojnë as turistët nga Europa Perëndimore që pas reklamave nga mediat e huaja prestigjoze, janë rritur në numër. Vendin e parë e mbajnë gjermanët me 117 mijë gjatë 6 muajve të parë të vitit.

Në kontinentin e Evropës Greqia e Italia janë dy vendet që mbajnë vendin e parë për numrin e turistëve, por një numër të lartë ka nga Europa Perëndimore, në vend të dytë pas Gjermanisë janë anglezët ku gati 80 mijë prej tyre që kanë vizituar vendin tonë gjatë këtij viti.

Më pas vijnë Spanja dhe Franca, por edhe nga dy vendet e luftës, Ukraina dhe Rusia janë respektivisht 10 mijë dhe 8 mijë shtetas që kanë hyrë në vendin tonë.

“Ne e dimë që Shqipëria është një vend turistik në zhvillim e sipër dhe vërtetë duket bukur. Kjo është dita e parë në Vlorë, kemi ardhur nga Portugalia dhe jemi duke shijuar eksperiencën këtu”- tha një turiste.

“E zbulova Shqipërinë në rrjete sociale dhe vendosa të vija, është më bukur se ç’e prisja. Nga Vlora do të shkojmë në Sarandë, kemi marrë një udhërrëfyes që do të na bëje një turne në jug për një javë. Dy ditët e fundit do të qëndrojmë në Tiranë e më pas do të kthehemi në Spanjë.”– tha turistja.

290 mijë shtetas erdhën nga Maqedonia e Veriu dhe po në të njëjtin numër janë edhe nga Mali i Zi, ndërsa nga Serbia 35 mijë shtetas e vizituan Shqipërinë.

“Ne rezervuam një javë pushime në Shqipëri dhe u penduam, duam të rrimë më shumë. Njerëzit janë shumë miqësorë e plazhet fantastike. Gjithçka më duket perfekte”– tha turisti.

Por qershori konfirmoi një tjetër trend në vendin tonë, me numrin e vizitave për arsye biznesi që u rrit me 58%. Kjo tregon se të huajt vijnë edhe për investime në Shqipëri, ku shumë prej tyre po blejnë biznese apo apartamente në qytetet bregdetare.