Showbiz

Turpërohet Emma Watson, tatuazhi i saj për lëvizjen “Time’s Up” shkruhet gabim

Aktorja e famshme britanike ka mbetur e turpëruar dhe pa fjalë kur në “Oscars Vanity Fair” i’u vu në dukje se tatuazhi i saj i përkohshëm ishte i shkruar gabim.

Fatmirësisht ky ishte një tatuazh i përkohshëm i bërë nga aktorja për t’u solidarizuar me lëvizjen e famshme “Time’s Up” që ka si qëllim mbrojtjen e femrave dhe ekspozimin e të akuzuarëve për ngacmime seksuale.

Në momentin që Emma e kuptoi se fjala ishte shkruar “Times” dhe jo “Time’s” është ndjerë shumë në siklet ku gjatë intervistës në “Vanity Fair” shtangu krejtësisht. Më vonë ajo postoi një status në rrjetin social Twitter ku për të dalë nga situata është tallur me veten dhe vendimin e saj.