Aktualitet

U dënua me 6 muaj burg, përfundon shqyrtimi në Apel për Dacin!

Më 8 mars, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të japë vendimin për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

I dënuar me 6 muaj burg “Për falsifikim të dokumentacionit”, që të bëhej pjesë e Kolegjit, Daci kërkon pafajësinë, ndërsa SPAK-u, të lihet në fuqi dënimi, i konvertuar në 12 muaj shërbim prove nga shkalla e parë. Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së.

Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA-së ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe për paaftësi.