Celebrities Gossip Showbiz

U tha se martesa e tyre mori fund, Francesco Totti thyen heshtjen!

Pas 20 vitesh dashuri, 17 vitesh martesë dhe 3 fëmijësh së bashku, ylli televiziv Ilary Blasi dhe ish-futbollisti italian Francesco Totti thuhet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Sipas “Corriere della Sera” ata tashmë po jetojnë të ndarë në shtëpi, në mega-vilën e tyre në Romë. Për shumë vite ata kanë përfaqësuar një nga çiftet e pandashme të botës së spektaklit.

Por gjithçka duket se nuk është aspak e vërtetë. Mbrëmjen e djeshme, ka thyer heshtjen vetë ish-futbollisti i Romës në një komunikim me ndjekësit në llogatitë e tij sociale. Totti në videon e tij të fundit shkroi se:

Gjatë orëve të fundit kam lexuar në media shumë gjëra për vete dhe mbi të gjitha, për familjen time. Nuk është hera e parë që më ndodh të dëgjoj lajme të rreme. Po ju drejtohem të gjithëve ju që shkruani të tilla gjëra, që të bëni kujdes, sepse në mes janë fëmijët dhe fëmijët duhen respektuar. Sinqerisht, jam shumë i lodhur që më duhet të kundërshtoj.

Ilary Blasi dhe Francesco Totti, ndër çiftet më të pandarë e të lumtur jo vetëm të botës së sportit, por edhe të asaj të showbiz-it, janë të bekuar me 3 fëmijë. Sa i përket arsyes që ka çuar në ndarjen e kësaj dyshe të njohur gazeta “Corriere della Sera” ka shkruajtur se:

Ilary ka pasur një flirt me një koleg televiziv. Kur Francesco e mori vesh, padyshim që nuk i ka pëlqyer. Por nuk mbaron me kaq. Thuhet gjithashtu se futbollisti ka rënë në dashuri me një tjetër, me të cilën mendohet se ka një lidhje prej pak kohësh dhe është shumë i dashuruar.

Po ashtu u përfol për një sherr mes të dyve më 5 shkurt, gjatë një udhëtimi familjar në Castel Gandolfo.