Aktualitet

Uashingtoni dënon dhunën e 8 janarit në PD!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë dhunën e të shtunës së kaluar në Partinë Demokratike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, bëri të qartë se “dhuna nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike”.

Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën e jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë! Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani. Ne do të jemi shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbi dhe Kosovë, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështjet ekonomike.

Sot në emisionin Ditari, në orën 18:00

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Zoti Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit. Intervistën me zotin Escobar mund ta ndiqni sot në emisionin Ditari, në orën 18:00.

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Tuesday, January 11, 2022

Escobar foli edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin europian të rajonit. Intervista me Gabriel Escobar do të mund të transmetohet e plotë në emisionin “Ditari” të Zerit të Amerikës, sot në orën 18:00.