Tech Travel

Udhëtim me pagesë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës!

Një ekuipazh prej katër astronautësh përfshirë dy sauditë u bashkuan me shtatë të tjerë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës këtë të hënë, pasi kapsula e tyre SpaceX u vendos në stacionin orbital në misionin e dytë tërësisht privat të Axiom. Misioni AX-2 komandohet nga ish-astronautja e NASA-s Peggy Whitson dhe transporton klientë me pagesë pilotin John Shoffner dhe specialistët emisionit Ali Alqarni dhe Rayyanah Barnawi, që përfaqësojnë Arabinë Saudite.

Kapsula Dragon u nis nga Stacioni Hapësinor Kennedy në Cape Canaveral, Florida të dielën në majë të një rakete Falcon, duke transportuar anëtarët e ekuipazhit për një qëndrim një javor në ISS. Gruaja e parë astronaute nga Arabia Saudite tashmë ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Rayyanah Barnawi është një nga dy sauditët që udhëtoi me raketën SpaceX Falcon 9 për të marrë pjesë në misionin e dytë privat të Axiom.

Gjatë qëndrimit të saj 10 ditor në orbitë, shkencëtarja 34-vjeçare pritet të kryejë disa kërkime për qelizat steminale dhe kancerin e gjirit. Ky është misioni i dytë privat i Axiom në bashkëpunim me NASA dhe SpaceX. Në prill të vitit të kaluar, SpaceX nisi ekipin e parë tërësisht privat të astronautëve të dërguar ndonjëherë në këtë stacion hapësinor, një fluturim i përshëndetur nga drejtuesit e industrisë dhe NASA si një moment historik në komercializimin e orbitës së ulët të Tokës.