Aktualitet

Udhëtimet drejt Belgjikës, TIA njofton masat e reja!

Aeroporti Nënë Tereza njofton të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Belgjikës se çfarë duhet të dinë. Në një njoftim në mediat sociale, thuhet se ata që nuk janë rezident në Belgjikë, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinës dhe testin PCR dhe të testohen përsëri në ditën e 7.

‘Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe që nuk janë rezident në Belgjikë duhet: Të jenë të pajisur me Çertifikatën e Vaksinës ose Testin PCR. Të testohen përsëri në ditën e 7. Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Të gjithë përsonat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe janë rezident Belgjikë duhet: Të testohen në ditën e parë ose të dytë. Të testohen përsëri në ditën e 7. Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular.’-njofton TIA.