Bota

Ukraina kërkon furnizime të reja dhe rrugë për të shitur drithin!

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian përsëritën të enjten edhe njëherë mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Në takimin e mbajtur në Toledo të Spanjës, përfaqësuesi I BE, për politikën e Jashtme, Josep Borrell njoftoi se palët po diskutojnë të gjitha rrugët dhe mënyrat se si ta ndihmojnë Ukrainën ushtarakisht.

Ndërkohë ministri i jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba tha se vendi I tij duhet të furnizohet sa më shpejt me armatime. Ai u ndal gjithashtu dhe tek çështja e eksportit të grurit ku theksoi se nëse Erdogan nuk arrin të bind Putin për t’iu rikthyer marrëveshjes, atëherë Kievi do të aplikojë një tjetër rrugë alternative; atë të kalimit të anijeve përmes ujërave territorial të Rumanisë.

Kjo do të na lejojë të eksportojmë grurin dhe dy anije tashmë kanë kaluar nëpër atë korridor. Prandaj, ju lutemi merrni parasysh se si mund të ndihmoni në sigurimin e këtij korridori të grurit ndërsa anijet janë ende në ujërat territoriale të Ukrainës. Me ndihmë kam parasysh dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore”, tha ministri i jashtëm, Dmitry Kuleba.

Ministri ukrainas reagoi gjithashtu me zemërim kur u pyet për kritikat ndaj kundërofiensivës që kanë filluar forcat ushtarake të Ukrainës dy muaj më parë për çlirimin e territorit të pushtuar nga forcat ruse.