Aktualitet

Ulen shifrat e COVID-19, MSH publikon shifrat!

508 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID 19, ndërsa 5 persona të infektuar kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga 3074 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar vetëm në Tiranë 240 qytetarë.

33 raste të reja janë shënuar  në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnjë, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 6.682 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitale po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 693 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166.702 që nga fillimi i epidemisë.