Sociale

Ushqimet më të shtrenjta! Të moshuarit dhe të varfrit po e ndjejnë më shumë

Sipas Instat, inflacioni në Shqipëri aktualisht po ndikohet nga rritja e çmimeve të ushqimeve. Nëse një vit më parë shkaktohej nga çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve, tani vjen si rrjedhojë e faktorëve të brendshëm.

“Nuk arrijmë dot, me pensionet nuk arrijmë dot t’i blejmë. Djathi ka shkuar 12 mijë lekë, mishi 12 mijë… peshkun jo e jo”, shprehet një pensioniste.

“Edhe në Vlorë janë rritur shumë, djathi i lopës dhe i deles është shtrenjtuar. Ka arritur 10-12 mijë lekë kilogrami. Për mishin… ku të gjejmë kocka, jo më mish”, shprehet një tjetër.

“Bobo, më thotë vajza sa herë bën pazar. Janë shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat e pensionet”, tregon një zotëri.

“Unë marr mirë pension, kam qenë ish-ushtarak, çmimet janë normale. Ai që ankohet, ankohet kot. Gënjen dhe mashtron. Vetëm bulmeti është rritur”, shprehet një tjetër qytetar.