Showbiz

Vajza e Will Smith shokon familjarët, zbulon se ka prerë veten në moshën 12-vjeçare

Willow Smith ka shokuar publikun por më së shumti familjarët e saj në një seri të “Red Table Talk” në Facebook.

Për herë të parë ajo ka pranuar se kur fama e saj arriti kulmin pas publikimit të këngës “Whip my hair” ajo humbi identitetin e saj dhe si pasojë nisi të priste veten.

Kjo gjë ka ndodhur disa herë në vitin 2013 kur ajo ishte vetëm 12-vjece. Willow nuk dëshironte më të ishte pjesë e industrisë së muzikës dhe përfaqësuesit e saj e kishin detyruar të përfundonte albumin e parë të cilën ajo donte ta linte përgjysmë.  Pasi mësuan këtë ngjarje Jada Smith dhe e ëma u shokuan dhe nisën të përloteshin pasi nuk ishin në dijeni se vajza e tyre kishte bërë diçka të tillë dhe e kishte mbajtur të fshehur.

Willow theksoi se askush veç shoqes së saj të ngushtë nuk ishin në dijeni të këtij veprimi dhe se ajo kohë më parë e kuptoi se ishte diçka e gabuar dhe ndaloi para se kjo gjë të rrezikonte shëndetin dhe jetën e saj.