Health & Beauty Lifestyle

Vajza, më të vëmendshme! Këto detaje të vogla “vrastare” po e prishin pamjen tuaj!

Siç thotë edhe shprehja: “Ju kurrë nuk merrni një shans të dytë për të lënë përshtypjen e parë.” Kjo është aq e vërtetë dhe ndonjëherë edhe detaji më i vogël mund të prishë plotësisht pamjen tuaj. Zakonisht, kur largoheni nga shtëpia, ju vlerësoni pamjen tuaj nga koka te këmbët dhe mendoni se gjithçka është perfekte.

Por ka detaje të vogla që mund të mungojnë dhe në të njëjtën kohë, ato mund t’i çojnë dëm të gjitha përpjekjet tuaja. Ja se cilat detaje të vogla mund të prishin pamjen tuaj dhe çfarë duhet të bëni për të parandaluar që kjo të ndodhë…

1. Rrudhat në zonën e sqetullave

Kur bëhet fjalë për krahët, jo gjithmonë ju i kushtoni vëmendje zonës së sqetullave, ku mund të formohen rrudha jo aq të këndshme vizualisht. Dhe kjo mund të shfaqet tek njerëzit me peshë, moshë apo fizikë shumë të ndryshëm. Ndonjëherë kjo ndodh për shkak të një sytjene të papërshtatshme, për shembull, nëse është shumë e vogël. Gjithashtu, këto rrudha mund të jenë rezultat i uljes së tonit të muskujve. Nëse është kështu, ushtrime të veçanta mund t’ju ndihmojnë.

2. Këpucë me numër të gabuar

Këpucët me numrin e duhur janë të domosdoshme dhe ky problem mund të jetë veçanërisht i dukshëm në këpucët verore. Sandalet me numrin e gabuar jo vetëm që mund të prishin pamjen tuaj, por gjithashtu të shkaktojnë siklet dhe madje edhe lëndime të vogla. Sandalet janë shumë të vogla për ju nëse gishtërinjtë tuaj janë të shtrënguar dhe dalin përtej tyre. Gjithashtu, thembra nuk duhet të dalë përtej takave.

3. Lëndimet dhe kallot në këmbë

Një detaj tjetër që mund të prishë pamjen tuaj janë kallot në këmbë që janë të dukshme për të tjerët. Ato shpesh shfaqen për shkak të këpucëve me numrin e gabuar. Për të hequr qafe kallot, rregullisht mund të bëni banja këmbësh dhe të hiqni lëkurën e thatë. Mos blini një palë këpucë të reja që nuk përshtaten, me shpresën se një ditë këpucët do të shtrihen dhe do të jenë mjaft të rehatshme për tu veshur.

4. Aksesorë flokësh

Një aksesor tepër i vogël, si një fije e hollë e vendosur në flokët tuaj jo vetëm që është e vështirë t’i kombinosh me bizhuteri të tjera, por gjithashtu mund të dëmtojë flokët tuaj. Shumë prej nesh janë mjaft të njohur me situatën kur fijet e flokëve ngatërrohen me aksesorin dhe këputen. Sigurisht, aksesorë të tillë të flokëve mund të jenë të përshtatshme për raste të veçanta, por jo si një aksesor i përditshëm.

5. Djegiet nga dielli

Nuk është sekret që një nxirje perfekte mund të arrihet në plazh. Por kur ecim nëpër park, i japim biçikletës ose punojmë në kopsht, lërkura jonë rrezikon të digjet. Kjo është krejt e natyrshme, por ndonjëherë këto shenja mund të prishin pamjen tuaj, veçanërisht nëse doni të vishni një fustan me kurriz të hapur. Shenjat e djegies nga dielli gjithashtu mund të mbeten edhe në fytyrë, veçanërisht në zonën që nuk ishte e mbuluar me syze dielli.

6. Qerpikë të rremë

Zgjatjet e qerpikëve është trend ditët e sotme dhe ato padyshim i bëjnë sytë tuaj të duken më ekspresivë. Sidoqoftë, nuk duhet të kaloni limitin. Qerpikët tepër të gjatë dhe super voluminoz nuk janë zgjidhja më e mirë. Një pamje natyrale është ende në trend, kështu që padyshim qerpikët e rremë konsiderohen pa shije.

7. Njollat e djersës në rroba

Njollat e djersës mund të prishin pamjen tuaj. Askush nuk është imun ndaj këtij problemi. Sapo të emocionohemi ose të fillojmë të lëvizim më shpejt, mund të shfaqen njolla të errëta nën krahë. Nëse vuani nga djersitja e tepërt, ka disa mënyra për të luftuar hiperhidrozën. Vishni rroba me pëlhura natyrale që marrin “frymë”, të tilla si liri dhe pambuku, gjatë stinëve më të ngrohta, ose zgjidhni rroba me ngjyrë të zezë, blu të errët ose të bardhë pasi njollat e djersës janë më pak të dukshme mbi to.