Aktualitet

Vaksinimi masiv, mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer!

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 67,860 doza të vaksinës Pfizer.

Përmes një mesazhi në Facebook, Rama ka shkruar se ardhja e vaksinave u bë e mundur falë Bashkimit Europian dhe se deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.

Postimi i plotë:

67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend

Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian

#Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.