Vdes një nga burrat më të shëndoshë në botë, pasi u izolua prej pesë vitesh në shtëpi!

Një nga burrat më të shëndoshë në botë është gjetur i vdekur në shtëpi disa ditë pasi ishte zotuar se do të mundohej të binte në peshë. 60 vjeçari Leonid Andreev, peshonte së fundmi thuajse sa një elefant dhe nuk mund të dilte nga shtëpia pesë vitet e fundit.

Burri 250 kilogramësh u gjet në shtëpinë e tij në fshatin rus të Armizonskoye, disa ditë pasi kishte thënë më media se po niste një jetë të re me planin e humbjes në peshë dhe të zhvendosjes nga apartamenti.
Por më 17 nëntor ai u gjet i vdekur në shtëpi në dukje nga një atak kardiak.

Më herët i ndjeri tregonte se po niste dietën e re me vetëm një pjatë supë në ditë, pasi doktori i kishte thënë se duhet të humbiste të paktën 50 kg për t’u rikthyer në jetën normale. Andreev tregonte: “Jam përpjekur të humbas të paktën ca peshë, nuk kam ngrënë më produkte brumi. 60-vjeçari ka qenë dy herë i martuar e i divorcuar, dhe nuk kishte fëmijë.

Ai kishte habitur gazetarët duke i thënë se dikur kishte qenë sportist dhe peshonte vetëm 70 kg. Madje vetëm dhjetë vjet më parë Andreev ishte një gjuetar që drejtonte fermën e tij dhe merrte pjesë në mbledhjen e të korrave. Problemet për Andreev kishin nisur pas largimit nga ushtria, kur dhe pesha e tij nisi të rritej. Pas diagnostikimit me një çrregullim të metabolizmit dhe teksa pesha vijonte të rritej, ai mbeti izoluar në divanin e tij, ku jetonte, flinte dhe shikonte gjithë ditën TV, ndërsa fqinjët e ndihmonin të pastronin e kujdeseshin për të.