Celebrities Gossip Showbiz

”Vdiqa me të puth”, shtrirë në krevat Fifi dhe Graniti nuk kursejnë fjalët e bukura për njëri-tjetrin!

Çdo ditë që kalon bëhet më dinamike situata brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, ku zbulohen shumë të pathëna dhe konkurrentët afrohen më shumë me njëri -tjetrin. Por ata që janë komentuar më së shumti janë dy prej banorëve, Fifi dhe Graniti.

Ata janë komentuar kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndonëse refuzojnë të pranojnë se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri. Por sado që e mohojnë, afrimiteti mes tyre gjithmonë “i nxjerr zbuluar”. Mbrëmjen e djeshme, dyshja janë shfaqur teksa qëndronin në krevatet e tyre ngjitur me njëri-tjetrin dhe fjalët e ëmbla që thonin ishin gjithçka na duhej për të vërtetur se mes tyre vërtet po lind diçka.

Fifi: Je shumë i mirë.

Graniti: Edhe ti.

Fifi: Ti je më i mirë se unë.

Graniti: Jo. Ti je më e mirë dhe më e kujdesshme.

Fifi: Vdiqa me të përqafu.

Graniti: Edhe unë ty me të puthë.

Në shoqëri nuk ka xhelozi e Fifi duket se po e tregon qartazi këtë. Këngëtarja shpesh shfaq xhelozi ndaj një banoreje tjetër, bëhet fjalë pikërisht për Semin. Teksa Graniti dhe kjo e fundit kishin qenë bashkë në dush, Fifi nuk e mbajti dot xhelozinë dhe ‘i kërkon llogari’ futbollistit.

Si u ndjeve kur u lave? A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën?