Aktualitet Lajmet e fundit

Vendimet e Qeverisë: Financim i ri për rindërtimin, konsultime për kanabisin!

Këshilli i Ministrave ka kaluar sot disa vendime që lidhen me rindërtimin. Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije se vijon financimi në Kavajë e Durrës.

“Ne vazhdojmë të financimin dhe rikonstruksionin e Kavajë dhe të Durrësit. Vetëm në Durrës bashkia pas vlerësimeve të Institutit të Ndërtimit ka kërkuar edhe 16 mln dollarë për të mbyllur edhe të gjitha rikonstruksionet.  Sot kemi marrë vendim edhe për shkollat.  Po vazhdojmë rindërtimin edhe me shkolla më të vogla. Procesi i rindërtimit tashmë është në fazë shumë të avancuar”, tha ai.

Ahmetaj u pyet gjithashtu se në ç’fazë është qeveria me miratimin e legalizimit të hashashit për përdorime farmaceutike. Ai tregoi se aktualisht ndodhen në fazë diskutimesh me shtete më të zhvilluara e shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete.

“Këshillimi Kombëtar është një risi. Mënyrë e re e qeverisjes me qytetit pas ligjit që ne kaluam në Kuvend disa muaj më parë për platformën e bashkëqeverisjes. Nëpërmjet Këshillimit Kombëtar kemi shtuar instrumentet publike. Pas rezultateve të Këshillimit Kombëtar, qytetarët dhe pjesëmarrja ka qenë shembullore, ata kanë marrë vendime së bashku me qeverinë për çështje të rëndësishme. Ato janë në analizë të plotë me institucionet. Ka elementë, ka çështje të luftës kundër evazionit fiskal, që kanë të bëjnë me deklarimin e pagave. Kjo gjë është domethënëse. Ka edhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me kanabisin mjekësor. Jemi duke u konsultuar me shumë shtete të zhvilluara, se si funksionon kjo rëndom në vendet e Evropës dhe Rajonit. Sigurisht me këtë konsultim do të maturojmë shumë shpejt draftligjin dhe do të vijojmë procesin”, tha Ahmetaj.

Një tjetër vendim i qeverisë ishte edhe nisja e depistimit të kontrollit periodik të fëmijëve ku përfitojnë 270 000 fëmijë. Programi kombëtar i depistimit të shikimit për fëmijët parashikon që vizitat do te jenë falas për të gjithë fëmijë.

Ministria e Turizmit tha se po bën gati paketën e gjobave për ndotësit e mjedisit, ku parashikohen edhe ndëshkime penale.

Qeveria ka gati projektligjin dhe më pas për ta miratuar draftin që kush harxhon mbi fashën 700 kilovat energji elektrike do ta paguajë me çmimin e tregut pa subvencionim nga shteti. Zv.kryeministri Arben Ahmetaj theksoi sot se janë 5 % të numrit të përgjithshëm të familjeve shqiptare që do të preken nga kjo skemë.

Sipas Ahmetaj kot familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat kanë kapacitete energjitike të instaluara shumë më tepër se familjet e tjera.

“Sa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve nuk do të ketë rritje të energjisë. Ka një pjesë të vogël gati 5% e familjeve kalojnë mbi 700 kilovat. Dhe në konceptin e progresivitetit ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat do trajtohet më shumë. Familjet që harxhojnë nën 700 nuk ndryshon çmimi.

Se ato familje që harxhojnë më shumë kanë kapacitet më të madh. Nuk harxhojnë kot. Jemi duke folur për kapacitet më të madh se ai normal. Nuk harxhojnë kot. Se nuk harxhon lavatricja dhe televizori. Këto familje do trajtohen me progresivitet.” tha Ahmetaj.