Aktualitet Politikë

Vendoret e 14 majit, ODIHR: Të vëzhgohet përdorimi i burimeve shtetërore!

Ndërsa më 14 maj mbahen zgjedhjet lokale në vend, ODIHR publikon konkluzionet e votimeve të kaluara, shoqëruar me rekomandimet përkatëse. Sipas raportit paraprak, “procesi zgjedhor ka nevojë për një aktivitet më të gjerë vëzhgimi të zgjedhjeve. Duhet të vëzhgohet si duhet përdorimi i burimeve shtetërore para zgjedhjeve”. Po ashtu, dokumenti thekson se “kriza brenda Partisë Demokratike ndikoi te efektiviteti i Reformës Zgjedhore”. Ndër të tjera, shpjegon përplasjen për postin e kryetarit të PD-së.

Në qershor të vitit 2022, Kuvendi zgjodhi Bajram Begajn president të ri të vendit. Më 24 Tetor 2022, Presidenti shpalli datën 14 maj si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Konflikti i brendshëm në Partinë Demokratike ka ndikuar në punën e Parlamentit, përfshirë edhe punën e komisioneve parlamentare “ad-hoc” për reformat territoriale dhe zgjedhore, të cilat nuk kanë prodhuar rezultatet e duhura.

Përveç një ekipi kryesor ekspertësh, për zgjedhjet e 14 majit, ODIHR rekomandon dërgimin nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të 24 vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin. Po ashtu të 300 vëzhguesve afatshkurtër që të vëzhgojnë procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin e tabelimin e rezultateve.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Partia Socialiste mori shumicën dhe Edi Rama erdhi në krye të qeverisë, duke ruajtur postin për një mandat të tretë. Deputetët e zgjedhur nga partitë opozitare u rikthyen në Parlament pasi hoqën dorë nga mandatet e tyre në vitin 2019.

Në qershor 2022, Kuvendi zgjodhi Bajram Begajn president të ri të vendit. Më 24 Tetor 2022, Presidenti shpalli datën 14 maj si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Konflikti i brendshëm në Partinë Demokratike ka ndikuar në punën e parlamentit, përfshirë edhe punën e komisioneve parlamentare “ad-hoc” për reformat territoriale dhe zgjedhore, të cilat nuk kanë prodhuar rezultatet e duhura.

Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të marsit 2022 dhe dorëheqjes së kryetarit të PD-së Basha, në këtë parti lindi mosmarrëveshja për postin e kryetarit.

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj  u bë kryetar i PD-së në detyrë. Por në fund të marsit 2022, Gjykata e Rrethit Tiranë regjistroi ndryshimet statutore të miratuara në dhjetor të vitit 2021 nga Konventa Kombëtare e thirrur nga z. Berisha dhe mbështetësit e tij që rezultoi me emërimin e z. Berisha si kryetar partie. Ky vendim gjykate është apeluar nga z. Alibeaj në prill 2022 dhe ndryshimet statutore dhe emërimi mbeten pezull derisa të ketë një vendim.

Pas disa shtyrjeve të seancave, nuk është marrë asnjë vendim dhe për këtë ngrihen shqetësime në mesin e shumë bashkëbiseduesve të ODIHR-it në lidhje me efektivitetin juridik.