Design

Vepra e artistit misterioz shitet në ankand për 170 mijë euro

Piktura “Zog me Granatë” nga artisti misterioz i rrugës, Banksy, u shit sot në ankand në Holandë për 170 000 euro. Sipas njohtimit nga shtëpia e Ankandit “Hessink’s” në Zwolle, vepra e artit, e krijuar në 2002, i shkoi një koleksionisti holandez. Imazhi, i vënë në dispozicion nga “Hessink’s”, tregon një zog me një granatë dore të varur në sqep.

Identiteti i Banksy-t vazhdon të mbetet një mister. Ai vjen nga Bristoli, në jugperëndim të Anglisë dhe u vendos në Londër në fund të viteve 1990. Ai bëri emër me imazhet kritike shoqërore dhe kryesisht të diskutueshme, që shpesh shfaqen pa paralajmërim.