Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Botë e Çuditshme Tech

Versioni i ri i Android vjen me këtë emër ëmbëlsire…

“Google” ka përdorur prej kohësh emra të bazuar në ëmbëlsira për versionet e reja të Android. Një raport i ri që qarkullon në internet pretendon se Android 13 i ardhshëm do të quhet si ëmbëlsira juaj e preferuar, Tiramisu. Spekulimet për emrin vijnë nga komentet në portalin web ‘AOSP Gerrit’, ku po zhvillohen diskutime rreth kodit burimor të Android. Sidoqoftë, megjithëse komenti përmend emrin Tiramisu, thuhet se ai emër do të përdoret vetëm brenda në Google.

Në të kaluarën, Google dha versionet e Android me emra të ëmbëlsirave. Sidoqoftë, me Android 10, kjo u ndal. Pavarësisht nga fakti që versionet e reja të Android nuk përdorin emra të tillë për publikun e gjerë, nga brenda, secili version i Android ende mban emrin e një ëmbëlsire të caktuar.

Për shembull, Android 10 ishte i njohur si ‘Quince Tart’, Android 11 ishte ‘Red Velvet Cake’, dhe Android 12 ishte ‘Snow Cone’. Në të kaluarën, ne kemi parë gjithashtu një lidhje midis Google dhe prodhuesve të ëmbëlsirave për të reailizuar emra me temë ëmbëlsirash, veçanërisht me Android 4.4, KitKat.

Rikujtojmë, se Samsung ka dhënë detaje të tjera mbi evenimentin Galaxy Unpacked që do të mbahet më 11 Gusht. Pritet të ketë shumë risi ndërsa gjiganti korean i teknologjisë do të zbulojë ndër të tjera linjën e smartfonëve me ekrane që palosen.

Zakonisht Samsung prezanton një smartfon Galaxy Note çdo vit, por kësaj here do të jetë ndryshe. Kompania ka konfirmuar se nuk do të ketë një Galaxy Note të ri në 2021. Tema kryesore e eventit të datës 11 Gusht d do të jenë Z Fold 3 dhe Z Flip 2. Sipas raportimeve Z Fold 3 do të jetë një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me Z Fold 2, me Samsung që synon ti shesë edhe më lirë këtë vit për të nxitur adoptimin e tyre në masë.