Showbiz

Vesa Luma gati të prodhojë muzikë në Australi?!

Këngëtarja e famshme Vesa Luma muaj pasi solli në jetë djaloshin e saj Lian u zhvendos tek bashkëshorti Big Basta në Australi.

Reperi i famshëm shqiptar ndodhet në këtë shtet për të punuar mbi prurjet e reja muzikore ndërkohë që Vesa është shndërruar në një shtëpiake e devotshme.

Nuk pritej që ajo t’i rikthehej muzikës por video e fundit që ka postuar në historinë e Instagram-it, ka ngritur shumë pikëpyetje.

Ajo na ka treguar se ndodhet në një studio regjistrimi në Australi por nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër se çfarë bën atje. Ndoshta është thjeshtë e pranishme për të përkrahur Big-un ose është gati t’i rikthehet muzikës me këngë të reja.

Derisa këngëtarja të na e zbulojë këtë mister nuk ka mbetet gjë tjetër veçse të hamendësojmë.