Gossip

Vesa Luma i kërkon falje ndjekësve! Çfarë ka ndodhur me këngëtaren?

Pandemia e koronavirusit padiskutim që ka vënë në një pauzë të gjithë botën dhe planet e të gjithëve kanë mbetur pezull. Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma ka kohë që ka munguar në projektet e saj të reja muzikore, por mesa duket do të vonojë akoma më shumë. Për Vesën, kjo është periudha më e papërshtatshme për të mbajtur premtime për projekte të reja.

Ndaj, ajo i ka kërkuar falje publike ndjekësve të saj, duke shpjeguar se kjo periudhë e vështirë nuk i duket aspak e duhur për të sjellë projekte të reja. Më herët, këngëtarja kishte lajmëruar se do të sillte një projekt në bashkëpunim me partnerin e saj, Big Bastën, ndaj për këtë këngë nuk i ka shpëtuar pyetjes së një ndjekësi.

“Patët postuar një video me diçka që dukej super këngë me Bigun, ça u bë?”– i shkruan ndjekësi të cilit Vesa ia kthen: “Shumë keq po ndihem që kam premtu gjëra që nuk i realizova dot por kësaj here planet na i prishi korona. Lançimi i projekteve muzikore në kohë krize për shqiptarët do të ishte pa kuptim.”- ka sqaruar ajo.

Rikujtojmë, se Vesa Luma ka 5 vite e martuar me këngëtarin Big Basta ku dhe nga kjo lidhje kanë një djalë të quajtur Lian. Dyshja prej kohësh është zhvendosur në Zelandë të Re.