Showbiz

Veshja e shumëpërfolur e Bleonës në “Oscars Vanity Fair” tërheq vëmendjen e artistes hollivudiane

Bleona Qereti shkëlqeu me fustanin e saj të stiluar nga Elie Saab në ndarjen e çmimeve të ceremonisë së ’90 të “Oscars”.

Megjithëse veshja e saj e parë ishte mahnitëse, e dyta ka tërhequr menjëherë vëmendjen madje ka marrë edhe shumë kritika, por Bleona mbetet Bleona dhe fokusohet vetëm tek gjërat pozitive.

Fustani i saj i kristaltë dhe transparent i dizenjuar nga stilistja ukrainase Elvira Gasanova nxorri në pah hiret e këngëtares si edhe të gjithë dekoltenë për të cilën u kritikua si e papërshtatshme për në “Oscar”.

Por duket se dikujt kjo veshje ka i ka tërhequr vëmendjen dhe bëhet fjalë për aktoren e famshme Barbara Streisand e cila i ka dhënë ‘like’ fotos së saj në Instagram.

Për shkak se Bleona është fanse e zjarrtë dhe e adhuron aktoren e famshme, këtë detaj e ka shfaqur edhe në hstorinë e Instagram-it të saj.